Tre të lënduar nga aksidenti në Vragoli

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksident trafiku të ndodhur të enjten në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, përkatësisht në fshatin Vragoli.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.

Sipas Policise, vetura e përfshirë në këtë aksident, ka dalë nga rruga duke rënë disa metra poshtë urës.

“Në ora 13:35, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Vragoli). Në aksident janë përfshirë dy automjete (një veturë dhe një kamion). Si pasojë e aksidentit vetura ka dalë nga rruga duke rënë poshtë disa metra. Tre persona kanë pësuar lëndime trupore”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka bërë të ditur se njësitet policore janë marrë me aksidentin./21Media

Back to top button