Tre të lënduar si pasojë e një vetaksidenti në autostradën Vërmicë-Prizren

Tre persona kanë mbetur të lënduar pasditën e sotme në autostradën Vërmicë-Prizren si pasojë e një vetaksidenti.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Hoxha tha se shoferi dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe si pasojë tre persona janë lënduar.

Sot rreth orës 15:00, është raportuar një vet-aksident trafiku në autostradën Vërmicë-Prizren në kilometrin e 10 -të, drejtuesi i automjetit dyshohet se ka humb kontrollin mbi automjetin, 3 persona kanë marrë lëndime. Policia po kryen hetime lidhur me shkaqet tjera të mundshme që kanë quar deri te aksidenti. Apelojmë për kujdes tek të gjithë shoferët, të respektojnë rregullat në trafik”, tha ai për portalin rtv21.tv /21Media

Back to top button