Tre të lënduar si pasojë e një vetaksidenti në fshatin Slivovë
Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një vetaksidenti të ndodhur pasditen e sotme në fshatin Slivovë të Prishtinës.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila ka thënë se me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.
“Rreth orës 14:30, në fshatin Slivovë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet. Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka thënë Ahmeti./21Media