Tre të mitur kërcënojnë me thikë një grua, dërgohen në mbajtje

Tre të mitur nën kërcënimin e thikës i kanë kërkuar para një gruaje në Prishtinë pasditen e së shtunës, ka njoftuar Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh.
Sipas njoftimit, tre të dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes.
Gjatë kontrollimit, te njëri prej të dyshuarve është konfiskuar një thikë.
Rasti është regjistruar si “grabitje në tentativë”./21Media