Tre të vdekur, 140 raste të reja me Covid-19
Tre persona që ishin të prekur me Covid-19 vdiqën gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, ndërsa u konfirmuan edhe 140 raste të reja.
“Sot janë shëruar 370 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 220.119. Në total numri i rasteve aktive është 2.763.”, informoi MSh.
Në 24 orët e fundit u dhanë 836 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.811.481 doza të vaksinës.
“Deri më sot 815.155 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.Deri më sot janë dhënë 97.071 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.”, bëri të ditur MSh./21Media
