Tre të vdekur, mbi 470 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

Tre persona kanë vdekur, ndërsa 477 raste të reja janë konfirmuar gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri.
67 qytetarë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130.822 që nga fillimi i epidemisë.
Rastet e reja janë në këto bashki: 174 në Tiranë, 46 në Shkodër, 20 në Sarandë, 19 në Elbasan, 17 në Berat, nga 16 raste në Malësi e Madhe, Lezhë, 14 në Vau i Dejës etj.
Aktualisht janë 3.782 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 56 pacientë.
Shqipëria që nga fillimi i pandemisë ka kryer 972.870 testime, prej të cilave 137.075 kanë dalë raste pozitive, prej tyre 130.822 janë shëruar, 3.782 janë aktive, ndërsa kanë vdekur 2.471 pacientë.

Back to top button