Tre të vdekur nga një sulm

Sulmi ka ndodhur dje në ora 15:30, sipas orës kohës lokale, në afërsi të Shkollës Katolike në Filadelfia

Autoritetet amerikane kanë ofruar një shpërblim prej 60.000 $, për informacionin që dërgon në kapjen e sulmuesit që ka vrarë tre persona dhe ka plagosur një tjetër, gjatë një sulmi me armë zjarri në Filadelfia.

Sulmi ka ndodhur dje në ora 15:30, sipas orës kohës lokale, në afërsi të Shkollës Katolike, kur një sulmues ka shtënë 25 herë drejt një trume të njerëzve, ku kanë mbetur të vdekur tre qytetarë dhe i katërti ka marrë lëndime serioze.

Zëdhënësi i policisë, Troy Broën tha se grupi i njerëzve ishin duke kaluar në këmbë pranë shkollës kur u qëlluan. Sipas policisë, sulmi ishte i planifikuar dhe dyshimet dërgojnë në pistën se sulmi ka të bëjë me çështje pune.

Të shtënat kanë ndodhur në afërsi të Shkollës Katolike “Shën Malachy”, në të cilën mësojnë nxënësit deri në klasën e tetë, e cila pas sulmit është mbyllur.

Back to top button