Tre tërmete të njëpasnjëshme në Turqi

Në orën 02:20 janë regjistruar 3 tërmete në rrethin Palu të provincës Elazig të Turqisë. Intensiteti i tërmeteve, të cilët janë ndjerë edhe në krahinat përreth, ka qenë mbi magnitudën 4 ballë.
Sipas deklaratës së AFAD, një tërmet me magnitudë 4.7 ballë ka ndodhur në rrethin Palu të Elazigut në orën 3.37 të mëngjesit. Tërmeti është regjistruar në një thellësi prej 11 kilometrash.
Në orën 3.39, një tërmet tjetër 4.8 ka ndodhur në të njëjtin rajon.
Sipas deklaratës së AFAD-it, tërmeti i tretë ka ndodhur pas dy tërmeteve. Magnituda e tërmetit të ndodhur në orën 04.07 ishte 4.6 ballë dhe thellësia 14 km.
Si pasojë e shkatërrimeve të shkaktuara nga tërmeti i 6 shkurtit në Kahramanmaraş të Turqisë, vazhdojnë pasgoditjet në rajonin e tërmeteve./21Media

Back to top button