”Tregim suksesi nga diaspora”, Merve Abdurrahmani magjeps me kombinimin unik të stileve muzikore

Ambasada e Kosovës në Stockholm së fundmi ka shkruar për një tregim suksesi nga diaspora jonë.
Bëhet fjalë për muzikanten e talentuar kosovare, Merve Abdurrahmani e cila gjatë këtij muaji ka mbajtur një koncert, e cila magjepsi të gjithë me kombinimin unik të stileve muzikore.
Ambasada e Kosovës në Stockholm Abdurrahmanin e ka konsideruar si një përfaqësim dinjitoz i rinisë shqiptare në Finlandë, duke ruajtur me dashuri rrënjët dhe kulturën e saj
”Merve është një pianiste, këngëtare dhe kompozitore e jashtëzakonshme, që magjeps me kombinimin unik të stileve muzikore. Ajo sjell bashkë muzikën klasike, pop, jazz, si dhe traditat muzikore shqiptare dhe turke, duke krijuar një përvojë artistike të veçantë dhe frymëzuese. Me performanca në skena të ndryshme dhe bashkëpunime me artistë nga e gjithë bota, Merve është një përfaqësim dinjitoz i rinisë shqiptare në Finlandë, duke ruajtur me dashuri rrënjët dhe kulturën e saj. Ju ftojmë ta ndiqni këtë koncert, që është pjesë e masterit të saj, dhe të përjetoni talentin e jashtëzakonshëm të Merves”, thuhet në njoftimin e Ambasadës./21Media