Tregu i lirë i energjisë, PDK nesër fillon betejën ligjore

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi në një deklarim për media pas seancës së Kuvendit tha  se subjekti politik që ai drejton nga nesër do të nisë betejë ligjore sa i përket vendimit për daljen e bizneseve në treg të lirë të energjisë.

“Kemi shpresuar deri tash se do të ketë racionalitet e do ta shtyjnë vendimin, ky vendim është dashur të shtyhet deri të krijohet tregu i lirë i vërtetë nesër do të bëjmë kundërshtim administrativ si hap të parë për të vazhduar betejën ligjore deri në anulimin e këtij ligji sepse është krim kundër bizneseve të Kosovës”, tha ai./21Media

Back to top button