Trendafilova në Kosovë, PSD në protestë

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka folur për vizitën që do ta zhvillojë kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, më 21 shtator 2022 në Gjilan. Trendafilova do të mbajë një takim me përfaqësues të shoqërisë civile në kuadër të Programit për Komunikim dhe Ndërgjegjësim.
PSD ka kërkuar nga qytetarët protestë masive për ta kundërshtuar vizitën e kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova. Sipas kryetarit të kësaj partie, Dardan Molliqaj kjo gjykatë është politike dhe është e pa pranuar për sistemet politike.
Ai po ashtu tha se gjykatat në vendet demokratike nuk mbajnë takime të mbyllura.
“Që nga fillimi i këtyre dhomave, e kemi cilësuar që kjo gjykatë është politike dhe rrjedhimisht ka pasur në vazhdimësi veprime politike. Është tërësisht e pa pranuar për sistemet demokratike, ku janë të ndara pushtetet, të kemi kësi lloj veprime të gjykatave. Nuk kam dëgjuar që gjykatat në vendet demokratike flasin për mbështetje ose jo popullore të veprimeve të tyre, as që gjykatat të mbajnë takime të mbyllura”, tha ai.
Molliqaj tha se kur ishte herën e parë në Kosovë ka ftuar për një takim të përbashkët, ndërsa kësaj radhe kur e lajmëroj takimin që e shtyu, ai tha se i bën ftesë zyrtare porse morën përgjigje negative.
Ai tha se proceset në këtë gjykatë janë duke shkuar në mënyre negative dhe se kërkesat e prokurorisë të kësaj dhome janë më të larta se sa gjykatës së Hagës për krimet në ish-jugosllavi.
“Ajo që i mbetet Kosovës dhe secilit prej neve është që të shprehim pakënaqësinë tonë qytetare karshi kësaj dukurie negative. E vetmja rrugë që i ka mbetur atyre që besojnë që këto veprime janë jo ligjore, ani kushtetuese, mbi të gjitha politike, të kundërshtohen përmes veprimeve qytetare politike, siç është protesta. Ne me datën 21 në ora 10:00 në vendin ku do të mbahet ky takim, do të kemi protestë. Ftojmë secilin veteran të luftës të UCK-së, secilin mbështetës të lirisë e të përpjekjes për liri që të jemi bashkë. Duke pas parasysh që qeveria nuk po vepron, protesta duhet të jetë sa më masive”, tha ai.
Në këtë konferencë Molliqaj foli edhe për takimin mes SBAShK-ut me Qeverisë. Ai tha se e vetmja zgjidhje me këtë qeveri është rezistenca.

Back to top button