Treni godet një veturë, një person i lënduar

Një tren ka goditur një veturë në vendkalimin hekurudhor në rrugën e re të aeroportit të Prishtinës, në mbrëmjen e së shtunës, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar drejtuesja e veturës.

Policia përmes raportit 24-orësh ka thënë se shoferja e veturës nuk ka respektuar përparësinë e kalimit.

“Raportohet për një aksident trafiku ku janë përfshirë një veturë me targa vendore të cilën e drejtonte e dyshuara femër kosovare dhe një tren i mallrave, me drejtues mashkull kosovar. Deri te aksidenti ka ardhë pasi që, e dyshuara nuk ka respektuar përparësinë e kalimit”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës.

Shoferja e veturës pas trajtimit mjekësor është liruar për në shtëpi./21Media

Back to top button