Treni godet veturën, një i vdekur dhe dy të lënduar në Klinë

Një person ka vdekur derisa dy të tjerë janë lënduar si pasojë e goditjes së një veture nga treni në fshatin Jagodë të Klinës.

Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:25. Në vendin e ngjarjes kanë dalur ekipet emergjente dhe zjarrfikësit. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes. Dy të lënduarit janë dërguar për trajtim në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë”, deklaroi ai.

Gashi deklaroi se lidhur me rastin po zhvillohen hetimet, dhe detajet e tjera do të bëhen të ditura me kohë./21Media

Back to top button