Trent Alexander-Arnold thotë se Liverpooli pati një paraqitje të dobët kundër Leicester City

Trent Alexander-Arnold ka thënë se Liverpool pati një paraqitje të dobët kundër Leicester City, por është i lumtur që morën tre pikët.
“Jam dakord, ishte dobët, nuk ishte performanca jonë më e mirë. Në fund të ditës, gjëja më e rëndësishme është rezultati. Tre pikët janë gjëja më e rëndësishme. Mendoj që në pjesën e parë na mungonte intensiteti, nuk dua të them se u ngacmuam, po rata na mposhtën në topat e dytë, ata po luanin rreth nesh, e patën shumë më të lehtë, të jem i sinqertë. Duhet ta kishim bërë më të vështirë. Ne krenohemi me intensitetin tonë”, tha Trent Alexander-Arnold.
Pavarësisht kësaj paraqitje, tre pikët ishin shumë të rëndësishme për Liverpoolin. Ata tani kanë 28 pikë nga 16 ndeshje, një më pak se Manchester United dhe janë në vendin e gjashtë në tabelë./21Media

Back to top button