Trepça ’89 shkatërroi Drenicën, Malisheva e Dukagjini luajtën baraz

Kanë përfunduar të dy ndeshjet e programit të sotëm të Superligës së Kosovës. Pas 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Bajram Aliu”, skuadra e Drenicës ka pësuar humbje të thellë në shtëpi nga Trepça ’89 me shifrat 5:2.
Dy golat e vetëm të vendasve i ka shënuar Koxy në minutën e 31’ dhe në atë të 50’, kurse golashënues te Trepça ’89 ishin Bleon Sekiraqa (minuta e 24’), Christian Mba (minuta e 28’ dhe minuta e 89’), Erdin Dushi (minuta e 52’) dhe Gashi (minuta e 90+5’).
Me pikët e reja, skuadra e Trepçës ’89 e zë vendin e gjashtë me pesë pikë të arkëtuara, aq sa ka edhe Drenica në pozitën e tetë.
Krahas kësaj përballjeje, është zhvilluar edhe ndeshja mes Malishevës e Dukagjinit, e cila ka përfunduar pa fitues.
Pas 90’ minutave lojë në stadiumin “Liman Gegaj” janë shënuar vetëm dy gola dhe rezulttai është i barabartë 1:1.
Golin te Malisheva e ka shënuar Alban Shillova në minutën e 24’, kurse te Dukagjini ka shënuar Blerind Morina.
Me pikët e reja, Malisheva renditet e katërta në tabelë me shtatë pikë, krahas kundërshtarit të sotëm Dukagjinit, që zë vendin e fundit.

Back to top button