Trepça-Bashkimi, ja kur zhvillohet finalja e madhe e basketbollit

Emocionet e “play off”- it në Superligën e Kosovës në basketboll arrijnë kulmin në fund të javës, teksa Trepça dhe Bashkimi do të përballen në ndeshjen vendimtare të finales e cila do të zhvillohet më 10 maj nga ora 19:30, në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.
Mitrovicasit triumfuan në ”Karagaç” me rezultat 96-103 duke siguruar finalen, në ndeshjen e katërt pas një dueli me shumë energji që nisi nga ndeshja e tretë, e frymëzuar nga dyshja Henry dhe Kapiti dominoi qerekun e dytë me 20 pikë epërsi.
Akili Vinning me 24 pikë, 4 asiste e 4 kërcime, ishte më i miri te Trepça, por u ndihmua edhe nga Henry e Hasbrouck me nga 18 pikë.
Ndërkohë, pas një serie të gjatë dhe tejet rivalizuese, Bashkimi ka arritur të triumfojë në finale e pestë ndaj Borës, duke siguruar kualifikimin në finalen e madhe të play off-it.
Fitorja me rezultat 100-76 reflektoi qartë efikasitetin e lartë të Bashkimit, i cili arriti të shënojë 12 herë nga vija për tri pikë dhe të tregohet i saktë në 75.9% të gjuajtjeve të lira.
Lejson Zeqiri udhëhoqi Bashkimin me 23 pikë dhe 6 kërcime ndërsa Nwamu shtoi 21 pikë dhe 5 asistime. Shannon Shorter kontribuoi me 20 pikë 8 kërcime dhe 6 asistime.
Trepça e Bashkimi luajtën 5 herë gjatë edicionit 2025/26 duke përfshirë edhe finalen e Kupës ku Trepça dominoi me rekord prej 4-1. Dy skuadrat ritakohen në finale vetëm pas një viti.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?