Trepça kampione e Kupës së Kosovës në basketboll

Tanimë ka përfunduar finalja e madhe e Kupës së Kosovës në basketbollin e meshkujve, ku klubi mitrovicas Trepça është shpallur kampione.
Trepça e ka mposhtur me rezultat 76:62 Bashkimin, ku në të katër çereket e zhvilluara rezultatet qëndrojnë 19:26, 18:10, 16:15 dhe 23:11.
Më i miri i ndeshjes ishte basketbollisti Drilon Hajrizi, i cili regjistroi 24 pikë, 12 kërcime dhe tre asistime, kurse te Bashkimi më i dalluari ishte Lewis me 16 pikë, nëntë kërcime dhe dy asistime./21Media

Back to top button