“Trepça” regjistrohet si shoqëri aksionare

“Trepça” u regjistruar si kompani në bazë të ligjeve të Kosovës

Gjiganti metalurgjik “Trepça” është regjistruar si kompani në bazë të ligjeve të Kosovës. Këtë e ka barë të ditur, Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ai me këtë rast tha se Trepça do të rikthehet me shkëlqimin e dikurshëm.

“Më në fund lajmi i madh. Gjiganti Trepça, pas votimit në Kuvend të Statutit të saj, është regjistruar si kompani në bazë të ligjeve të Kosovës. Trepça do të rikthehet me shkëlqimin e dikurshëm dhe do të jetë krah i fuqishëm i ekonomisë sonë.Urime e me fat!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala ia ka dorëzuar certifikaten e biznesit të Trepça sh.a ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka dhe Kryetarit të bordit të Trepçës, Ardian Syla.

Ministri Lluka e ka quajtur këtë: Moment historik!

“Tashmë edhe zyrtarisht punëtorët e kësaj ndërmarrje janë pronarë të këtij gjiganti metalurgjik. Urime!” ka thënë ai.

“Kemi shumë punë për të bërë, por ky hap historik definitivisht do të lehtësoj çdo proces tash e tutje dhe për këtë ndjehem i lumtur.” ka thënë tutje Lluka.

Kuvendi i Kosovës pas një seance më 3 shkrut të këtij vitit ka miratuar statutin e Minierës së Trepçës. Dokumenti, parashikon regjistrimin e saj si një ndërmarrje te re në përputhje me ligjin e miratuar në vitin 2016, sipas të cilit, Qeveria e Kosovës bëhet pronare me 80% të kapitalit, ndërsa 20 për qind do t’u përkasin punonjësve të “Trepçës”.

“Trepça” ishte në mesin e ndërmarrjeve më të mëdha në ish-Jugosllavi.”Trepça”, sot, brenda Kosovës, përbëhet prej 41 njësive të ndryshme, që grupohen kryesisht në tri komplekse të mëdha: në miniera me flotacione, në parkun industrial në Mitrovicë dhe në kompleksin e shkritoreve./21Media

Back to top button