Trepça shpall gjendje të jashtëzakonshme, pezullon përkohësisht pushimet vjetore

Kompania publike Trepça ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për dy njësi të saj për shkak siç thuhet të grevës së minatorëve.

Menaxhmenti i Trepçës, kanë marrë vendim që t’i pezullojnë përkohësisht pushimet vjetore të paraparë për tre muajt e ardhshëm, bëjnë të ditur burime të kp

Mësohet se arsyetimi për këto vendime ka qenë mungesa e prodhimit për afër një muaj e dhjetë ditë në këto njësi, ku siç mësohet, ka pasur humbje të mëdha në prodhim dhe ndalesë në realizimin e planit të biznesit.

Deri në momentin e publikimit të lajmit, menaxhmenti i Trepçës nuk ka konfirmuar këtë vendim

Back to top button