Kaloni te përmbajtja kryesore

Trepçës i rikthehet terminali doganor

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se sot e kanë korrigjuar një dëm të para shtatë viteve, Trepçës i është rikthyer terminali doganor.
Sipas Kurtit më këtë veprim janë ndihmuar shteti i Kosovës e Trepça, Doganat e Kosovës e Qeveria e Kosovës, qytetarët, por në veçanti bizneset dhe të bërit biznes.
”Nga viti 2003 deri në vitin 2014 terminali doganor ka qenë në hapësirën e Trepçës. Padrejtësisht e çuditërisht ky terminal doganor i është dhënë një privati jashtë zonës së Trepçës, me ç’rast çmimi është shtrenjtuar në 40 euro për maune. Kësisoj kanë humbur bizneset, por ka humbur edhe Trepça. 24 punëtorë që punonin në terminal patën ngelur pa punë, ndërsa Trepça mbeti pa qindra mijëra euro të hyra vjetore. Në qeverisjen e kaluar patëm ndarë mbi shtatë milionë euro për Trepçën – mbi 3.5 milionë për rimëkëmbje, në njërën anë, dhe po aq për paga e investime kapitale. Me projektin tonë për Fondin Sovran, “Trepçën” e kemi vendosur në qendër të zhvillimit të ardhshëm ekonomik. Për ndërmarrjet publike, përfshirë edhe Trepçën, në buxhetin e vitit 2022 kemi ndarë 40 milionë euro”, ka shkruar Kurti në ”Facebook”.
Tutje Kurti ka shtuar se rikthimi i terminalit doganor në Trepçë është hapi i parë i përmbushjes së zotimit të tyre, që deri në mesin e vitit të ardhshëm, terminalet doganore shtetërore të shtrihen në gjithë vendin./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button