Tri aksidente në rrugët e Kosovës, të përfshira shtatë vetura

Të dielën janë regjistruar tri aksidente trafiku në rrugët e Kosovës, ku janë përfshirë shtatë vetura.
Këtë e ka konfirmuar për rtv21.tv Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë së Kosovës.
Aksidenti i parë është regjistruar në rrugën Prishtinë – Pejë, afër fshatit Bresje. Nga ky vetëaksident, një person ka marr lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.
Aksidenti i dytë, ku janë përfshirë katër vetura, është regjistruar rreth orës 13:10 në fshatin Lluzhan në Podujevë. Raportohet se katër persona të lënduar kanë kërkuar trajtim mjekësor.
Ndërsa rreth orës 13:50, është regjistruar një aksident trafiku në Vranidoll, ku janë përfshirë dy vetura dhe tre persona kanë pësuar lëndime trupore.
“Njësitet kompetente policore iu janë përgjigjur rasteve për hetimin e shkaktarëve në këto aksidente dhe janë ndërmarr veprime të tjera të nevojshme. Kërkojmë nga drejtuesit e automjeteve të jenë të kujdesshëm, të respektojnë shenjat e kufizimit të shpejtësisë në rrugë, të shmangin përdorimin e telefonave celularë dhe mos të drejtojnë automjetin kur janë të lodhur apo në ndikim të alkoolit”, tha Hoxha./21Media

Back to top button