Tri ekspozita vazhdojnë të jenë të hapura në Galerinë Kombëtare

Në Galerinë Kombëtare të Kosovës, po vazhdojnë të jenë të hapura ekspozitat “Smogu i madh”, “Refleksion”, “Arti gjatë pandemisë”.
“Smogu i madh” i Ëngjëll Berishës, një ekspozitë e hapur më 8 nëntor, e paraparë të jetë e hapur deri më 8 dhjetor.
Ekspozita “Refleksion” e Zharko Basheski është hapur më 12 nëntor dhe vazhdon të jetë e hapur deri më 12 dhjetor.
“Arti gjatë pandemisë” e kuruar nga Gazmend Ejupi e hapur nga 10 nëntor, do të jetë e hapur deri më 10 dhjetor, e bazuar në ngjarje të vërtetë.
Të gjitha këto ekspozita keni mundësi t’i shihni edhe pak ditë. Gjithashtu, po mbahen seminare online që kanë për qëllim edukimin, vetëdijësimin e audiencës për artin, ekspozitat, rëndësinë e pjesëmarrjës në hapësirat e Galerisë, pas një kohe shumë të vështirë në përballje me pandeminë./21Media

Back to top button