Tri raste dhe një i arrestuar për dhunë në familje në 24-orët e fundit
Tri raste të dhunë në familje dhe një i arrestuar, janë raportuar në Policinë e Kosovës në 24-orët e fundit.
Policia e Kosovës, ka njoftuar se një burrë e një grua janë rrahur mes vete më 02.05.2025, ndërsa, rastin e kanë raportuar të dielën në Polici.
Dy të dyshuarit, sipas njoftimit, kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe të njëjtit posedojnë raport mjekësor.
Rasti iniciohet si më lartë (dhunë në familje) dhe vazhdon në procedurë të rregullt.
Një rast tjetër i dhunë në familje është raportuar në Lipjan.
Sipas njoftimit të Policisë një grua ka raportuar se është dëbuar nga shtëpia nga bashkëshorti i saj.
Me vendim të prokurorit, rasti hapet në procedurë të rregullt dhe viktima ka shkuar te prindërit e saj.
Kurse në Malishevë, Policia ka arrestuar një person të dyshuar për dhunë ndaj dy grave/vajzave.
“Lidhur me rastin pas raportimeve nga dy viktimat femra kosovare se janë goditur nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë, njësitë policore iu janë përgjigjur rastit.
Viktimat e rastit nuk kanë dashur të pranojnë tretman mjekësorë”- thuhet në njoftimin e Policisë.
Pas intervistimit, sipas Policisë, njëri prej të dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është në mbajtje. Kurse, i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt.