Tri raste të kapjes me drogë në Bërnicë të Poshtme

Policia e Kosovës ka njoftuar për tri raste ku qytetarët janë kapur me narkotiktë të premten në fshatin Bërnicë e Poshtme të Prishtinës, ku edhe po mbahet festivali “Sunny Hill”.

Në rastin e parë policia ka bërë të ditur rreth orës 2 të mëngjesit është ndaluar një person dhe gjatë kontrollit i është gjetur një sasi e drogës, ndërsa ai është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

“Fsh. Bërnicë e Poshtme, Prishtinë 26.07.2024 – 02:00. Policia ka ndaluar një të dyshuar mashkull kosovar dhe gjatë kontrollit tek ai është gjetur dhe konfiskuar një sasi me substancë narkotike. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Në një rast tjetër po ashtu në Bërnicë, të premten rreth orës 21:30, policia ka thënë se gjatë një kontrolli te një person i janë gjetur 10 cigare me substancë të dyshuar marihuanë në peshë 12 gramë. Ai është intervistuar dhe më pas është liruar.

Ndërsa, në një rast tjetër, të premten rreth orës 23:00 është kapur një person me një sasi prej 11 pilulave që dyshohen se janë eksazi dhe një qese me substancë që dyshohet se është kokainë. I dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button