Tri sulme me raketa raportohen në Odesa

Guvernatori i Odesës informoi se tri raketa ruse goditën një lagje banimi në qyteti dhe shkaktuan viktima.

Maksym Marchenko pretendoi se raketat u hodhën nga Krimea e aneksuar nga Moska.

Gjithashtu të premten, ushtria e Ukrainës tha se mbrojtja e saj kundërajrore kishte parandaluar një sulm në objektet kritike të infrastrukturës në qytet.

“Armiku u përpoq në një mënyrë tinëzare të godiste objektet kritike të infrastrukturës, shkatërrimi i të cilave mund të ishte i rrezikshëm për popullatën civile. Falë reagimit në kohë dhe efektiv të forcave të mbrojtjes ajrore, raketat nuk goditën objektivat që kishte synuar armiku.”

BBC raporton se nuk i verifikoi asnjërin nga raportet./21Media

Back to top button