Tri të mitura tentojnë të arratisen nga strehimorja në Lipjan

Tri vajza të cilat ishin të strehuara për rehabilitim në strehimoren e Lipjanit, kanë tentuar të arratisen mbrëmjen e të shtunës.
Sipas raportit ditor të policisë thuhet se të dyshuarat janë intervistuar në prezencë të punëtorëve të Qendrës për Punë Sociale dhe avokatit mbrojtës.
Ndërkaq për rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori.
“Lipjan 07.06.2025 – 22:20. Tri vajza të dyshuara të mitura, janë intervistuar në prezencë të punëtorëve të QPS-së dhe avokatit mbrojtës, nën dyshimin se të njëjtat kanë tentuar të arratisen nga strehimorja ku ishin të vendosura për rehabilitim”, thuhet në raport. /21Media