Tri vjedhje të rënda brenda 24 orëve në Kosovë

Policia e Kosovës ka raportuar për tri vjedhje të rënda brenda 24 orëve të fundit në Kosovë.

Një rast ka ndodhur në Prishtinë, një në Kamenicë dhe një në Obiliq.

Në Prishtinë një burrë ka raportuar se persona të pa njohur me forcë kanë depërtuar në banesën e tij dhe kanë vjedhur një shumë të madhe të parave.

Në Kamenicë një grua, drejtoresh për zhvillim, ekonomi dhe diasporë KK Kamenicë, ka raportuar se persona të panjohur te liqeni, kanë vjedhur një sajle me gjatësi rreth 300 metra dhe kanë dëmtuar disa pajisje.

Ndërsa në Obiliq një burrë ka raportuar se persona të panjohur të stacioni i radios së RTK-së, kanë vjedhur rreth 500 metra kabull eklektike të antenës dhe janë dëmtuar trafot elektrike.

Policia rastet i ka cilësuar “Vjedhje e rëndë” dhe ka bërë të ditur se janë në procedurë hetimore./21Media

Back to top button