Tri vjet luftë, Osmani: Kosova ia di dhimbjen Ukrainës, kjo është arsyeja pse qëndruam me të

Në trevjetorin e agresionit rus në Ukrainë, presidentja e vendit Vjosa Osmani, deklaron se ‘lufta e Ukrainës është edhe luftë e jona”.

Presidentja Osmani shprehet se Ukraina lufton për atdheun, dinjitetin dhe lirinë e saj dhe Kosova e di këtë dhimbje.

“Tre vjet më parë, lufta u kthye në Evropë. Më 24 shkurt 2022, bota u zgjua nga pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia. Që atëherë, ne kemi dëshmuar vuajtje të pamasë – jetë të vjedhura, qytete të shkatërruara – por edhe qëndrueshmëri të jashtëzakonshme të popullit ukrainas. Ukraina lufton për atdheun, dinjitetin dhe lirinë e saj. Kosova e di këtë dhimbje. Ne e kemi jetuar atë. Kjo është arsyeja pse, që nga dita e parë, ne qëndruam me Ukrainën. Ne kemi hapur dyert tona, kemi trajnuar ushtarët e tyre, kemi mbështetur të mbijetuarit e dhunës seksuale të kohës së luftës dhe kemi dhënë gjithçka që mundëm – duke e ditur se lufta e Ukrainës është edhe lufta jonë. Është një luftë për një Evropë të tërë, të lirë dhe në paqe!”, ka shkruar Osmani në platformën X. /21Media

Back to top button