Trimi në një lidhje të re dashurie?
Këngëtari, Trim Jetullahu, së fundmi i ka munguar skenës muzikore me projekte të reja, por siç duket ai nuk ka ndenjur kot.
Trimi është në pushime dhe po kalon kohën e tij më të mirë, siç edhe ka ndarë fotografi në rrjete sociale.
Por, një fotografi e shpërndarë e tij, shihej dora e një vajze e cila ngjall dyshimet se Trimi ka nisur një lidhje të re dashurie dhe se në pushime ka shkuar i shoqëruar dhe jo vetëm.

Ka tashmë disa muaj që nga koha kur artisti përjetoi humbjen më të rëndë, babai i tij vdiq në muajin mars e për Trimin kjo qe periudhë ku atij i duhej kohë kushtuar më shumë familjes dhe vetës.
Gjithashtu, këngëtari ka paralajmërur shumë projekte të reja në të cilat ka punuar tashmë sa kohë.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?