Trimit ia urojnë fejesën në foton me modelen shqiptare

 
Reperi Trim Ademi, i njohur për publikun si Capital T ka publikuar sot një fotografi të realizuar kohë më parë me modelen e njohur shqiptare Adrola Dushin. Dyshja janë përfolur për një lidhje të munshme, mirëpo nuk ka pasur ndonjë konfirmim.
Krahas fotografisë, reperi ka shpërndarë edhe linkun e projektit muzikor “C’est la vie”, ku pjesë e klipit është edhe modelja.
Ndonëse nuk ka ndonjë mbishkrimin tjetër, ndjekësit kanë filluar t’i urojnë ata për “lidhjen” e ka nga ata që i uruan edhe “fejesën”.

Kënga “C’est la vie” është publikuar më 25 korrik të 2020 dhe deri tani ka arritur mbi shtatë milionë klikime në Youtube./21Media

Back to top button