Tronditet familja mbretërore

Një grua amerikane që pretendon se është sjellë në Mbretërinë e Bashkuar në moshën 17 -vjeçare ka ngritur padi kundër princit britanik, Andrew për sulm seksual.
Virginia Giuffre, një akuzuese e biznesmenit të ndjerë Jeffrey Epstein, pretendon se ajo ishte sulmuar seksualisht nga Princi Andrew në Londër dhe New York, kur ishte vetëm 17-vjeç.
Ajo ka thënë se princi kryente me të akte seksuale pa pëlqimin e saj, duke e ditur sa vjeç ishte dhe “se ajo ishte një viktimë e trafikimit seksual”.
Por Princi Andrew, djali i dytë i mbretëreshës Elizabeth, tashmë 61 vjeç, i ka mohuar vazhdimisht pretendimet e zonjës Giuffre.
Në 2019 për BBC ai ka thënë se një gjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë.
“Ua them me siguri se ska asgjë të tillë, nuk e mbaj mend ta kem takuar ndonjëherë këtë zonjë ndonjëherë “, deklaronte princi aso kohe
Ndërsa më vonë Princi Andrew tha se ai është keq gjykuar nga lidhja e tij me Jeffrey Epstein.
“Vetëvrasja e tij ka lënë shumë pyetje pa përgjigje, veçanërisht për viktimat e tij. Unë vetëm mund të shpresoj se, me kalimin e kohës, ata do të jenë në gjendje të rindërtojnë jetën e tyre”, tha ai asokohe.
Ndërkohë media amerikane ABC News raportoi të hënën se padia e zonjës Giuffre u dorëzua vetëm disa ditë para skadimit të një afati të përcaktuar me një ligj të shtetit të Nju Jorkut që lejon viktimat e dyshuara të abuzimit seksual në fëmijëri të paraqesin padi civile.
Avokati i saj, tha se “nëse ajo nuk e bën atë tani, do të lejojë që Andrew t’i shmanget çdo përgjegjësie për veprimet e tij”./21Media

Back to top button