Trotuaret e Prishtinës, të bllokuara nga veturat

Policia e Kosovës thotë se për 10 muajt e parë të vitit ka shqiptuar rreth 16 mijë gjoba për bllokim të trotuareve në Prishtinë. Pjesa më e madhe e trotuareve të qytetit është ngarkuar me automjete, ndërkohë që qytetarët thonë së po u vështirësohet ecja në Prishtinë.

Numri i gjobava për prakim të gabuar në kryeqytet, nuk ka ndikuar aspak në zvogëlimin e kësaj dukurie, të cilën shoferët e pandërgjegjshëm vazhdojnë ta praktikojnë vazhdimisht edhe pse këmbësorët janë në hall gjatë gjithë pasluftës për lëvizur pa problem.

“Tepër, jashtëzakonisht, qyre me fëmijë po duhet me çu në shkollë nëpër rrugë, makinat fishllojnë, kolona të mëdha, çdo gjë është tmerr”, tha Gazmend Breznica, qytetar.

“Si të bllokohet trotuari është pengesë kalimi për qytetarët, është shumë për shkak të ngarkesës, mungesës së parkingjeve për vetura”, tha qytetari Milaim Zhegrova për RTV21.

Por ka edhe qytetarë të sjëllshëm, të cilët pikërisht për këtë arsye shpesh detyrohen të dalin në qytet pa vetura.

“Normal po s’po kanë edhe ku me i lanë tash, s’kanë edhe faj se unë vet kom kerr, n’kamë dola se s’po kom ku me e lanë, qajo është që s’ka vend e s’ka, na pengojnë, po edhe s’po kanë ku i nalin…” tha për RTV21 qytetari, Mustafë Osmani.

Policia e Njësisë së Trafikut, regjistron parregullësitë në shtigjet e këmbësorëve në kryeqytet.

Sipas Bekim Muratit, zyrtar policor i njësisë së trafikut, shkelja e rregullave të parkimit është pasojë e numrit të madh të automjeteve në Prishtinë.

“Faktikisht parregullësi në trotuare ka shumë, zakonisht parkimi i automjeteve. Kjo ndodhë për shkak të numrit të madh të automjeteve të cilat vijnë në kryeqytet, të cilët janë rezident dhe ka edhe të atyne që nuk janë rezident. Zakonisht, nëse nuk e respekton shenjën e trafikut “ndalim ndalje dhe parkimi” është 40 euro, ndërsa nëse nuk ka shenjë komunikacioni, bllokimi i trotuarit ka gjobën 30 euro, e cila mrena afatit 15 ditë paguhet 50%”, tha Murati.

Për bllokimin e trotuareve në kryeqytet, Policia e Njësisë së Trafikut nga janari i këtij viti ka shqiptuar rreth 16 mijë gjoba./21Media

Back to top button