Trump: Bota po e do përsëri Izraelin

Pasi ka bërë shaka për vonesën në samitin në Egjipt pasditen e së hënës, Trumpi ka thënë se do të takohet me disa kombe atje.
Në samitin, i cili do të mbahet në Sharm el-Sheikh, do të diskutohet një marrëveshje paqeje afatgjatë midis Izraelit dhe Hamasit. Do të marrin pjesë rreth 20 liderë botërorë, përfshirë kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer, raporton BBC.
“Së bashku kemi treguar se paqja nuk është vetëm një shpresë për të cilën mund të ëndërrojmë, është një realitet mbi të cilin mund të ndërtojmë ditë pas dite”, tha Trump.
Trump thotë se shpreson që më shumë vende në rajon do të nënshkruajnë Marrëveshjet e Abrahamit, të cilat normalizuan marrëdhëniet midis Izraelit dhe disa shteteve arabe.
Ai i thotë Netanyahut se “bota po e do përsëri Izraelin”.