Trump del në mbrojtje të dhëndrit të tij

Kushner po bënë një punë të shkëlqyeshme për vendin!

Në një deklaratë për gazetën New York Times, presidenti amerikan Donald Trump e ka lavdëruar siç ka thënë “punën e shkëlqyeshme” të dhënëdrit të tij, Xherd Kushner.

Presidenti Trump i cili thuhet të jetë takuar me avokatët në Shtëpinë e Bardhë, ka shprehur mbështetjen e tij të fuqishme për Xherd Kushnerin, i cili ka një rol të rëndësishëm si ndihmës i lartë në Shtëpinë e Bardhë.

“Kushner po bënë një punë të shkëlqyeshme për vendin. Unë kam besim të plotë tek ai”, tha Trump në një deklaratë për gazetën New York Times, shkruan rtv21.tv

“Ai është i respektuar nga pothuajse të gjithë dhe është duke punuar në programe që do ti kursejnë vendit tonë miliarda dollarë. Përveç kësaj, dhe ndoshta më e rëndësishmja është se ai mbi të gjitha është një person shumë i mirë“, tha presidenti Trump.

New York Times dhe Uashington Post kanë raportuar se Kushner ka kërkuar të përdorë pajisje ruse për të shmanguar përgjimin amerikan ndaj bisedimeve të tij me Moskën. Ai është raportuar ta ketë bërë këtë para zgjedhjes së Trampit president.

Zyrtarë të administratës së Trumpit ndërkaq u përpoqën të minimizonin rëndësinë e pretendimeve për tentim të krijimin të një linje sekrete me Moskën nga ana e Kushnerit.

Sekretari për siguri të brendshme Xhon Kelli tha për ABC news  se është normale dhe i pranueshëm krijimi i linjave të tilla me fuqitë e jashtme. Edhe këshilltari për siguri kombëtare i presidentit Tramp, Mek Master tha se “ne tashmë kemi linja të fshehta komunikimi me një varg vendesh”.

Pretendimet se Kushner u përpoq të krijonte një komunikim sekret me Moskën erdhën pasi ky i fundit u vu nën vëzhgim të FBI-së në kuadër të hetimeve të agjencisë mbi përfshirjen e mundshme ruse në zgjedhjet e 2016-ës në SHBA.

Raportet në SHBA thonë se hetuesit besojnë se dhëndri i Trumpit posedon informacione relevante për lidhjet e mundshme midis Trampit dhe Rusisë, por se nuk është domosdoshmërisht i dyshuar për ndonjë krim./21Media

Back to top button