Trump dhe Putin pajtohen për armëpushim ne Siri

Presidenti Trump dhe ai rus Putin ranë dakord që vuajtjet në Siri duhet të përfundojnë

Presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe presidenti rus Vladimir Putin kanë rënë dakord të bëjnë presion për një armëpushim për të ndalur luftën në Siri.

Ata të dy folën me telefon për herë të parë, që kur SHBA-së filluan sulmet ajrore kundër Sirisë gati një muaj më parë, duke i tensionuar kështu marrëdhëniet.

Në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë thuhet se biseda ishte produktive dhe se presidenti Trump dhe ai rus Putin ranë dakord që vuajtjet në Siri, të cilat po vazhdojnë që një kohë të gjate, duhet të përfundojnë dhe se të gjitha palët duhet të bëjnë krejt çfarë munden për t’i dhënë fund dhunës.

Në deklaratën e Kremlinit thuhet se të dy burrat kanë rënë dakord të shtojnë përpjekjet për të gjetur mënyra për të konsoliduar një armëpushim.

Trump dhe Putin gjithashtu kanë folur edhe për situatën e rrezikshme në Korenë e Veriut dhe mundësinë se si ta zgjidhin atë.

Kremlin përmend edhe diskutimin mes dy burrështetasve për mundësinë e një takimi të të dyve gjatë samitit të G20 në Hamburg në fillim të korrikut , mirëpo Shtëpia e Bardhë nuk përmend asgjë rreth këtij takimi.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button