Trump do të shtyjë përpara një plan të ri paqeje në bisedimet me Netanyahun

Presidenti amerikan, Donald Trump do të shtyjë përpara një plan të ri paqeje për t’i dhënë fund luftës Izrael-Gaza gjatë bisedimeve në Shtëpinë e Bardhë me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu të hënën.
Trump ka folur për perspektivat e arritjes së një marrëveshjeje, duke thënë se mendon që ka një marrëveshje, raporton BBC.
Por, Netanyahu dje tha se nuk është finalizuar ende, derisa Hamasi tha se nuk e kishte dërguar zyrtarisht propozimin.
Sipas mediave amerikane dhe izraelite, plani përcakton lirimin e të gjithë pengjeve brenda 48 orëve nga konfirmimi i marrëveshjes.
Pasi të kthehen, Izraeli do të lirojë qindra të burgosur palestinezë që vuajnë dënime me burgim të përjetshëm.
Tutje, në plan thuhet se anëtarëve të Hamasit që angazhohen për paqe do t’u ofrohet amnisti dhe kalim i sigurt nga Gaza si dhe grupi nuk do të ketë asnjë rol në të ardhmen në territor.
Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) do të tërhiqen gradualisht nga Rripi dhe Gaza do të qeveriset nga një qeveri e përkohshme kalimtare.