Kaloni te përmbajtja kryesore

Trump e nominon Waltzin për ambasador në Kombet e Bashkuara

Pas raportimeve për largimin e Mike Waltzit nga pozita e këshilltarit të lartë për Sigurinë Kombëtare, presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar përmes një postimi në rrjete sociale se ai do ta nominojë Waltzin për ambasador të SHBA-së në Kombet e Bashkuara.

“Kam kënaqësinë të njoftoj se do të emëroj Mike Waltzin për të qenë ambasadori i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashkuara. Që nga koha e tij në uniformë në fushën e betejës, në Kongres dhe, si këshilltari im për Sigurinë Kombëtare, Mike Waltz ka punuar shumë për të vënë në plan të parë interesat e kombit tonë”, ka shkruar Trump.

Ndërkaq, sipas Trumpit, pozita e këshilltarit të lartë të Sigurisë Kombëtare do t’i dorëzohet përkohësisht, Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio.

“Në ndërkohë, Sekretari i Shtetit Marco Rubio do të shërbejë si këshilltar i Sigurisë Kombëtare, ndërsa do të vazhdojë udhëheqjen e tij të fortë në Departamentin e Shtetit. Së bashku, ne do të vazhdojmë të luftojmë pa u lodhur për ta bërë Amerikën dhe botën përsëri të sigurt. Faleminderit për vëmendjen tuaj për këtë çështje!”, ka shtuar presidenti amerikan.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button