Trump gjen zëvendësimin për Mattis e dorëhequr

Sekretari i mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara James Mattis dha dorëheqje me 21 dhjetor

Presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi sot në Twitter se zëvendës sekretari i mbrojtjes, “shumë i talentuar”, Patrick Shanahan do të jetë shefi i Pentagonit prej janarit 2019, në vend të serketarit Jim Mattis, i cili dha dorëheqjen pas vendimit të Trump për të tërhequr trupat amerikane nga Siria.

“Është kënaqësi për mua të njoftoj se zëvendësministri i Mbrojtjes, Patrick Shanahan, do të shërbejë si ministër i Mbrojtjes prej 1 janar 2019. Patrick ka një listë të gjatë të arritjeve gjatë shërbimit si zëvendësministër i Mbrojtjes dhe më parë në ‘Boeing’. Ai do të jetë i shkëlqyeshëm,” tha Trump.

Back to top button