Kaloni te përmbajtja kryesore

Trump mund të nënshkruajë urdhra ekzekutivë në arenë

Duket mjaft e qartë tani që Donald Trump do të dëshirojë të nënshkruajë disa nga këto urdhra ekzekutivë dhe veprime përpara 20,000 mbështetësve të tij në Capital One Arena, vetëm një milje larg Shtëpisë së Bardhë.

Skena është ngritur me podiumin tradicional në njërën anë nga ku do të mbajë fjalimin, raporton BBC.

Por interesant është se ana tjetër e skenës ka një tavolinë, një karrige të zbukuruar, një mikrofon dhe një pjatë rrethore, ndoshta për të akomoduar një vulë presidenciale.

Çka është inaugurimi?

Inaugurimi është ceremonia zyrtare që shënon fundin e mandatit të një presidenti dhe fillimin e mandatit të presidentit pasardhës.

Është pjesa më kulminante e tranzicionit të pushtetit mes dy udhëheqësve.

Ajo përfshin betimin e presidentit të zgjedhur – në këtë rast të Donald Trumpit – që thotë:

“Betohem solemnisht se do të shërbej me besnikëri në Zyrën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara dhe do ta bëj më të mirën për të ruajtur dhe mbrojtur Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara”.

Edhe pse Trump i fitoi zgjedhjet në nëntor, ai bëhet zyrtarisht presidenti i 47-të i SHBA-së, pasi t’i thotë këto fjalë.

JD Vance do të betohet gjithashtu, përpara se ta marrë zyrtarisht postin e zëvendëspresidentit.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button