”Trump nuk i ka dhënë sekrete Lavrovit”
Vladimir Putin ka thënë se Trumpi nuk i ka dhënë sekrete shefit të diplomacisë ruse
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin deklaroi të mërkurën se homologu i tij amerikan, Donald Trump nuk i ka dhënë kurrfarë sekretesh shefit të diplomacisë ruse, Sergei Lavrov gjatë takimit në Washington javën e kaluar.
Putin tha se Rusia është e gatshme të dorëzojë transkriptin nga takimi Trump-Lavrov nëse kjo do të ndihmojë që deputetët amerikanë të binden për këtë, transmeton Reuters.