Trump-Osmanit: Kur nuk shkoni mirë me Serbinë më telefononi

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump edhe një herë ka kujtua ndaljen e konfliktit në mes Kosovës dhe Serbisë duke thënë se ai e ndali, derisa ka porositur presidenten Vjosa Osmani që ta telefonojë kur dy vendet nuk “shkojnë mirë dhe do ta zgjidhin”.

Ai këto komente i bëri gjatë takimit të bordit të paqes për Gazan.

“Kosova dhe Serbia. Unë e bëra atë. A mund të ngriheni ju njerëz Kosova dhe Serbia. Çfarë pune… faleminderit shumë e vlerësojmë. Shumë  mirë dhe po shkoni mirë. Kur nuk shkoni mirë, më telefononi dhe do ta zgjidhim”, tha ai.

Back to top button