Trump publikon të dhënat, 46% e imigrantëve nga Kosova në SHBA përfitues të ndihmave sociale

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në rrjetin “Truth Social” ka publikuar listat e imigrantëve që përfitojnë ndihma sociale nga SHBA-ja. Në këtë listë janë edhe familjet me origjinë nga Kosova dhe Shqipëria.
Sipas këtyre të dhënave, 46% e familjeve nga Kosova që jetojnë në SHBA përfitojnë ndihmë sociale, duke e renditur Kosovën ndër vendet me përqindje të mesme të përfituesve. Ndërkohë, Shqipëria renditet me 41.3%, një shifër gjithashtu e konsiderueshme krahasuar me shumë vende të tjera
Lista përfshin Bangladeshin, me 54.8 përqind të familjeve imigrante nga ai vend që marrin ndihmë, Pakistanin (40.2 përqind), Nepalin (34.8 përqind), Kinën (32.9 përqind) dhe Izraelin/Palestinën (25.9 përqind), Ukrainën 42.7 përqind…etj.
