Trump: Putin e mohoi ndërhyrjen në zgjedhje
Trump: Ka ardhur koha të punojmë në mënyrë konstruktive me Rusinë
Ka ardhur koha të shkojmë përpara dhe të punojmë në mënyrë konstruktive me Rusinë, theksoi nëpërmjet një mesazhi në Twitter presidenti amerikan, Donald Trump.
Ai tha se homologu i tij rus, Vladimir Putin kishte hedhur poshtë në mënyrë kategorike ndërhyrjen në zgjedhjet presidenciale amerikane 2016.
“E kam pyetur me ngulm presidentin Putin disa herë për ndërhyrjen e tij në zgjedhjet amerikane”, shtoi Trump pas rikthimit nga një turne katër ditor në Evropë, gjatë të cilit u takua me presidentin rus, Putin për herë të parë.
“Ai e mohoi kategorikisht ndërhyrjen në zgjedhjet amerikane”, shtoi Trump.
Për sa i përket çështjes së Sirisë, një tjetër temë tensioni mes dy vendeve, Putin e gjykoi të mundshëm krijimin e mundësive për marrëveshje me Trump./21Media