Trump reagon për përplasjen fatale të aeroplanit me helikopterin e ushtrisë

Presidenti amerikan, Donald Trump ka theksuar se përplasja në ajër midis një helikopteri të ushtrisë amerikane dhe aeroplanit të pasagjerëve të American Airlines është një “situatë e keqe që duket se duhej të ishte parandaluar”.

Sipas tij, aeroplani i pasagjerëve po fluturonte normalisht ndërsa po i afrohej aeroportit “Ronald Regan” në Washinton.

“Aeroplani ishte në një linjë të përsosur dhe rutinë afrimi drejt aeroportit. Helikopteri po shkonte drejt në aeroplan për një periudhë të gjatë kohore. Është një natë e kthjellët, dritat në aeroplan po flakërojnë, pse helikopteri nuk u ngjit, as nuk u ul, as u kthye. Pse kulla e kontrollit nuk i tha helikopterit se çfarë të bënte në vend që të pyeste nëse e panë avionin. Kjo është një situatë e keqe që duket se duhet të ishte parandaluar”, ka shkruar Trump në platformën e tij “Truth Social”. /21Media

Aksidenti tragjik në Washington, Osmani: Kosova solidarizohet me ju

Çfarë dimë për përplasjen e aeroplanit në Washington?

 

Back to top button