Trump: SHBA do ta marrë kontrollin e Gazës

Gjatë një konference të përbashkët për shtyp me Kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu, Presidenti Donald Trump deklaroi synimin e tij që Shtetet e Bashkuara të marrin nën kontroll Rripin e Gazës dhe ta rindërtojnë atë, pas zhvendosjes së palestinezëve në vende të tjera, shkruan AP, përcjell portali rtv21.tv

Ai theksoi se SHBA do të jetë përgjegjëse për çmontimin e bombave të pashpërthyera, nivelimin e ndërtesave të shkatërruara dhe zhvillimin ekonomik të zonës, duke krijuar vende pune dhe strehim për banorët e ardhshëm.

Trump nuk përjashtoi mundësinë e dërgimit të trupave amerikane për të siguruar zonën gjatë procesit të rindërtimit, duke theksuar se SHBA do të bëjë “çfarë është e nevojshme” për të garantuar stabilitetin. Ai gjithashtu përmendi një vizion afatgjatë të pronësisë amerikane mbi Gazën, duke e përshkruar atë si një vend që mund të bëhet “Riviera e Lindjes së Mesme”.

Këto propozime kanë hasur në kundërshtime nga vende si Egjipti dhe Jordania, si dhe nga organizata të tjera ndërkombëtare, të cilat shprehin shqetësime për implikimet humanitare dhe politike të zhvendosjes së palestinezëve. (!)

Back to top button