Trump: SHBA-ja po bën gjënë e duhur, ndërsa Irani po paguan një çmim të lartë

Presidenti amerikan Donald Trump teksa foli nga Shtëpia e Bardhë për situatën në Iran, tha se gjërat po ecin me ritme të shpejta dhe të duhura.
SHBA nënvizoi Trump po bën gjënë e duhur. “Situata me Iranin po ecën shumë shpejt. Po bëjmë atë që duhet bërë. Ata janë vërtet një komb terrori dhe urrejtjeje dhe po paguajnë një çmim të madh tani”, tha ai.
Trump gjithashtu vlerësoi ushtrinë amerikane si më e mira në botë, duke mos i kursyer kritikat për presidentët e mëparshëm, të cilët sipas tij nuk kishin ndërmarrë veprimet e nevojshme për të ndaluar përpjekjet e Iranit për të pasur një armë bërthamore.