Trump shkarkon drejtorin e FBI-së

James Comey u largua nga detyra

Presidenti Donald Trump ka shkarkuar nga detyra drejtorin e FBI-së për trajtimin e hetimit rreth e-maileve të Hillary Clinton, thotë administrata.

Shtëpia e Bardhë e tronditi Washingtonin duke njoftuar se James Comey “është  larguar nga detyra”. Por demokratët thanë se ai ishte shkarkuar për shkak se FBI po hetonte lidhjet e dyshuara në mes fushatës së Trump dhe Rusisë.

Presidenti Trump shkroi në një letër se ishte dakord me rekomandimin e Prokurorit të Përgjithshëm të SHBA-së, Jeff Sessions që “ju nuk jeni në gjendje që në mënyrë efektive ta udhëhiqni Byronë”.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button