Trump “shkundë” politikën e Kosovës

Interesimi i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, që të gjejë zgjidhje të mosmarrëveshjeve midis Kosovës dhe Serbisë është mirëpritur nga kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi i cili megjithatë thotë se vonesat në krijimin e institucioneve të Kosovës do ta dëmtojnë shtetin.

“Për shkak të kryeneçësisë së Kurtit, e dëmshne për pozicionin e Kosovës. Nëse në një mnoment të shpejt ka kërkesë nga ShBA për qasje proaktive me marrëvehsje potenciale mes Kosovës dhe Serbisë nëse skemi institucione të konsoliduara, kjo gjithësesi që dëmton pozicionin e Kosovës”, tha ai

Deputeti i LVV-së, Arber Rexhaj, është në dijeni për thirrjet e ndërkombëtarëve për formimin e institucioneve të reja, por thotë se përpara kërkesave të tyre ishte kërkesë edhe e LVV-së ndaj partive të tjera që t’i thërrasin përgjegjësisë

‘’Mos konstituimi i Kuvendit nuk ka të bëjë gjë me aleatët”, tha Rexhaj për rtv21

Por, sipas deputetit të LDK-së, Alban Zogaj, përfaqësuesit politik në Kosovës duhet t’i qasen me seriozitet ndaj deklaratave të presidentit Trump.

‘’Deklarata e presidentit Trump ishte një shkundje për të gjithë dhe duhet të merren seriozisht”, tha Zogaj

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ditë më parë duke komentuar deklaratat e presidnetit Donald Trump tha se ndërkombëtarët duhe që të ushtrojnë presion më të madh ndaj Serbisë e sila, sic ka thënë, po e shkel marrëveshjen e normalizimit të marrdhënieve./RTV21/21Media

Back to top button