Trump shtyn kryeministrin për të dalur i pari

“Askush” para Trumpit

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka shtyrë kryeministrin e Malit të Zi, Dushko Markoviq nga anash, për të dalë në plan të parë në samitin e NATO-s në Bruksel, transmeton Reuters.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Shon Spajser ka thënë se presidenti Trump po shkonte në vendin e tij të paraparë.

Në video xhirim duket qartë se si Trump me dorë të majtë shtyn Markoviq nga anash dhe del në rend të parë dhe pastaj rregullon rrobat.

Back to top button