Trump takoi Netanyahun, paralajmëroi marrëveshje të paqes edhe me 6 shtete të tjera

 

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump i ka dhënë sot kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu çelësat e Shtëpisë së Bardhë “si një shenjë dashurie” pasi ai shkoi në Shtëpinë e Bardhë, i shoqëruar nga gruaja e tij Sara, para nënshkrimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Emiratet dhe Bahrejnin.

“Ju keni qenë një udhëheqës i pabesueshëm për një kohë shumë të gjatë,”, tha Trump.

Ai shtoi se Izraeli ka fituar paqen dhe se ka shumë vende që do të arrijnë marrëveshje të tilla për krijimin e marrëdhënieve me shtetin hebre, të paktën pesë prej tyre, gjashtë prej të cilave janë lodhur nga luftimet, raportojnë mediat izraelite.

“Do të shihni shumë aktivitete të shkëlqyera. Do të ketë paqe në Lindjen e Mesme.”, njoftoi Trump, por ai nuk përmendi emrat e vendeve, me të cilat do të arrihet paqe.

Back to top button